Michelle Davies nuk po i besonte syve, derisa po voziste nëpër North Yorkshire dhe pa një qen që duket se ishte lodhur dhe qëndronte kapur për çiklisti.
Shoferja 44-vjeçare ngadalësoi shpejtësinë, për të parë nga afër skenën komike, ku kafsha ngjante sikur një çantë shpine, transmeton Telegrafi.
“Nuk po e mbante asgjë, qeni thjeshtë dinte të kapej si duhet. Si u kap ashtu” ka thënë Davies, pasi t’ia ketë bërë çiklistit me dorë, si përshëndetje miqësore.
Megjithëse është një skenë interesante, nuk rekomandohet të lëvizet në këtë formë në rrugë të hapur, sepse mund të ketë ndonjë befasi të pa pritshme. /Telegrafi/