Telegrafi

Qeni hyn në një shkollë në Podujevë, drejtori konfirmon se janë lënduar tetë nxënës

Në shkollën e mesme “Fan Noli” një qen ka arritur të hyjë brenda objektit shkollor duke sulmuar kështu nxënësit.

Si pasojë e sulmit tetë nxenës kanë marrë lëndime, ndërsa drejtori i shkollës Fatmir Emini konfirmoi për Telegrafin se tashmë nxënësit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:00. Nuk ka qenë qen endacak, por i dikujt të shkollës që e ka marrë me veti. Ka sulmuar nxënësit disa janë lënduar duke ikur e disa prej qenit. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha ai

Drejtori bëri të ditur se kanë komunikuar me familjarët e të lënduarve dhe se gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë. /Telegrafi/