Site icon Telegrafi

Qeni i humbur nga Kalifornia shfaqet 14 muaj më vonë – rreth 2,600 kilometra larg

Një qen i cili i kishte humbur pronarit të tij në Kaliforni tani është rrugës për t’u kthyer në shtëpi pasi u shfaq pas 14 muajve në Kansas – rreth 2,574 kilometra (1,600 milje) larg.

Sandra O’Neill tha se qeni i saj i racës së pastorit gjerman, me emrin Zeppelin, ndonjëherë ikte nga shtëpia për të vizituar një kantier ndërtimi lokal, por ai zakonisht kthehej vetë në mbrëmje nëse ajo nuk e gjente atje.

Ajo tha se Zeppelin nuk arriti të kthehej në shtëpi një natë në tetor të vitit 2021, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Në fakt nuk kishte pasur asnjë gjurmë nga qeni deri 14 muaj më vonë, kur një grua nga Louisburg i Kansas e dërgoi një qen në Klinikën Veterinare Wildcat, duke shpjeguar se ajo e kishte parë qenin në shtëpinë e saj një natë më parë.

Klinika e skanoi qenin për mikroçip dhe ai u identifikua si Zeppelin i humbur prej kohësh. O’Neill tha se ajo u trondit kur dëgjoi se qeni ishte në Kansas.

Klinika veterinare ishte në gjendje të gjente një vullnetare për kthimin, Mary Hastings, e cila po përgatitej të kthehej me makinë në Kaliforni pasi vizitoi vajzën e saj në Kansas.

Klinika në një postim në Facebook tha se Zeppelin dhe Hastings u nisën për udhëtimin prej 2,574 kilometrave (1,600 miljeve) të dielën, duke pritur që të arrinte në shtëpi deri në Krishtlindje. /Telegrafi/

Exit mobile version