Site icon Telegrafi

Qeni filloi të ‘përpëlitet nga vapa’ – policia në Londër theu xhamin e Hyundait me vlerë 30 mijë euro për të shpëtuar kafshën e bllokuar brenda

Policia theu dritaren e një veture Hyundai elektrik në vlerë rreth 30 mijë euro në një shesh në Londër për të shpëtuar një qen të bllokuar në kushte të vështira brenda.

Një veprim i tillë erdhi në kohën kur pjesë të Mbretërisë së Bashkuar janë duke u përballur me temperatura ekstrem – me oficerët që thonë se liruan tre kafshë shtëpiake në incidente të veçanta në të gjithë Londrën.

Në një incident të tillë dje, pamjet treguan se oficerët duhej të ndërhynin pasi një kalimtar vuri re një qen të bllokuar brenda një Hyundai në Oxendon Street.

Lexo po ashtu Portugezi shpëtoi delen nga zjarri - dhe u bë i famshëm menjëherë!

Kalimtarët e shqetësuar të alarmuar kishin lajmëruar më herët policinë dhe ishin informuar se, nëse qeni ishte ende duke gulçuar në pesë deri në dhjetë minutat e ardhshme, ata mund të thyenin dritaren.

Por oficerët mbërritën brenda pak minutash, duke u përpjekur të përdornin shkopinj dhe një çekiç për të thyer xhamin përpara se të përdornin një thyerës të xhamit të makinës për të hyrë brenda automjetit.

John Thompson, 35 vjeç, vuri re qenin së bashku me kalimtarët e tjerë dhe e kapi momentin kur policia mbërriti për të liruar kafshën.

Ai tha: “Unë u frikësova menjëherë për qenin dhe mendova ‘hajde, është dita më e nxehtë e vitit’”.

“Qeni po përpëlitet nga vapa në ulësen e pasagjerit dhe më pas u zhvendos atje ku ishin pedalet sepse ishte më freskët”. /Telegrafi/

Exit mobile version