Telegrafi

Qeni i butë dhe i urtë, shpëtoi të dashurën e pronarit nga një dhunues (Foto)

Woman holding dog lead in hand.

Në New York jeton qeni i butë i quajtur Apollo, i cili duket se nuk do të sulmonte as një mizë, por kur bëhet fjalë për të afërmit e pronarëve të tij, ai është bërë i dhunshëm.

Pitbulli pesëmuajsh, ishte lënë të vraponte i lirë në park derisa Maya Fairweather, e dashura e pronarit të tij, po qëndronte ulur në një skaj, transmeton Telegrafi.

Por, pranë adoleshentes 18-vjeçare ka shkuar një burrë i paidentifikuar dhe e ka shtrirë për toke.

Derisa ai po ia hiqte pantallonat dhe përpiqej ta dhunonte seksualisht, i ka shkuar pranë Apollo dhe e ka kafshuar në këmbë. Në këtë mënyrë, Fairwether është larguar nga vendi ngjarjes.

“Ishte e tmerrshme, gjithçka ndodhi në shpejtësi të madhe. Isha duke ndenjur ulur, kur ai më shtriu për toke, por u ndihmova nga Apollo i cili mu gjend menjëherë pranë” ka thënë ajo lidhur me rastin.

Derisa Policia është vënë në kërkim të këtij njeriu të panjohur, po kërkon nga të gjithë ndihmën nëse dyshojnë për dikë. /Telegrafi/

Qeni Apollo, i cili e shpëtoi nga dhunimi të dashurën e pronarit