Jo vetëm francezët parashikojnë rezultatin e ndeshjes Francë – Shqipëri, duke sprovuar kafshët.
Një tifoz shqiptar, i ka dërguar Gazetës Olle, një video, duke testuar qengjin.
Qengji pasi u mendua pak, shkoi tek ushqimi, ku ndodhej shifra X, që simbolizon barazimin.
Ai injoroi edhe flamurin shqiptar edhe atë të Francës. Mbetet të shihet nëse doli i suksesshëm.