Telegrafi

Qengji i lindur pas lëkundjeve shkatërruese në Turqi u quajt “Tërmet”

Familja turke në qytetin Osmaniye që merret me bagëti emëroi qengjin e tyre me emrin “Tërmet” pasi u lind po atë ditë.

Menderes Çomal, 59-vjeçar, baba i tre fëmijëve i cili siguron jetesën me bagëti u mbulua nga rrënojat në përpjekje për të shpëtuar kafshët nga hambari në mëngjesin e tërmetit, transmeton Telegrafi.

“Muret u shembën mbi kafshët, ua preva litarët me thikë. I shpëtova kafshët e mia. Dikush lindi, lindi pas tërmeti, na dha shpresë”.

Burri arriti të shpëtonte fëmijët, gruan po ashtu edhe kafshët.

Një nga delet që shpëtoi Menderes Çomali solli në jetë një qengj, derisa gruaja e tij Emine Çomal e quajti të voglin e deles me emrin ‘Tërmet’.

Menderes, i cili tha se u zgjua drejt namazit të sabahut ditën e tërmetit, dëgjoi një zhurmë teksa falej, mendova se kisha marramendje. Pastaj kuptova se ishte një tërmet. Unë zgjova gruan time, fëmijët e mi dhe banorët. Kur isha i dëshpëruar, fillova të lexoj ezanin.

“Tërmeti ka zgjatur rreth 2 minuta e gjysmë. Muret u shembën mbi kafshët, ua preva litarët me thikë. Pas tërmetit, kam ndërtuar një tendë vetë, kam shpëtuar kafshët e mia. Dikush lindi, Zoti i ndihmoftë të gjithëve. Unë kam lindur në këtë shtëpi, do të vdes këtu. Qengji ynë ka lindur pas tërmetit, na dha shpresë”, tha ai.

“E quaja ‘Tërmet’”. /Telegrafi/