Telegrafi

Qëndruan në studion e Nurteel, por Meda dhe Sinani nuk po sjellin duet!

Ishte një takim i rallë i përbashkët i tyre, e u mendua se po sjellin duet.

Meda dhe Sinan Vllasaliu u shfaqën së bashku në një foto të publikuar në rrjetet sociale.

Foto që u bë ishte nga studio e producentit të njohur, Nurteel, gjë që aludoi për një projekt të përbashkët të dyshes.

Por, ata është konfirmuar se nuk po punojnë duet së bashku, pro ishin takuar rastësisht.

Ata po realizojnë në të njëjtin produksion disa projekte që janë për festat e fundvitit.

“Dashni” ishte kënga e fundit e realizuar nga Sinan Vllasaliu.

Projekti u publikua ditë më parë dhe u pëlqye nga publiku. /Telegrafi/