Pawel Zietowski nga Strafforshire e Anglisë, është dënuar pasi ka lëvizur për 16 minuta me motoçikletë mbi shpejtësinë e lejuar, ndërsa ka realizuar një varg veprimesh të rrezikshme.
Ngasësi 27-vjeçar ka ngritur rrotës, ka qëndruar në këmbë, bënte kthesa të ashpra, ndërsa gjatë tërë kohës shkrepte fotografi, transmeton Telegrafi.
Njësiti i forcave të rendit që e vëzhgonte nga afërsia, e ka regjistruar teksa lëvizte edhe me 190 kilometra në orë, teksa vazhdonte të bënte gjeste të pazakonta.
Për të gjitha këto, ai detyrohet të mbajë tetë muaj burg, ndërsa i është ndaluar për 28 muaj ngasja e motoçikletës. /Telegrafi/
https://youtu.be/kj3gdg0A-Rc