Site icon Telegrafi

Qëndron në pemë më kokë poshtë, për të fotografuar çiftin e porsamartuar (Video)

Fotografi i dasmave që njihet vetëm si Vishnu, është popullarizuar në internet, për mënyrën se si fotografoi një çift të porsamartuar.

Derisa ishte ngjitur në një pemë të gjatë, 23-vjeçari qëndroi me kokë poshtë, duke zënë në kuadër pamjen nga një perspektive jo e zakontë, transmeton Telegrafi.

I angazhuari që ta fotografonte një dasmë në Thrissur të Indisë, hipi në degë pasi i kërkuan t’ju bënte fotografinë më të veçantë.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, e tregon atë teksa zbret me shumë shkathtësi, si dhe fotografitë që i bëri nga pjesa e sipërme. /Telegrafi/

https://youtu.be/Bih5IzbK7hs

Exit mobile version