Telegrafi

Qëndroi shumë pranë tigrave, rrezikoi të kafshohej teksa provonte të bënte fotografi (Video)

Fotografi që po udhëtonte me veturë të hapur nëpër një zonë të Afrikës, ka qëndruar shumë pranë një tufe me tigra.

Me këtë rast, ai rrezikoi të kafshohej teksa provonte t’i fotografonte, veprim i cili shqetësoi shfrytëzuesit e rrjeteve sociale dhe mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, transmeton Telegrafi.

“Kur jeta vihet në rrezik, për një imazh i cili merr disa pëlqime dhe zhduket përgjithmonë” ishte një prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër, mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, e kritikuan për formën se si e frikësonte një tigër me kamerë, duke dashur ta hutonte.

Mbrojtësit e ambientit, kërkojnë që në këto zona të udhëtohet me automjete të mbyllura, në mënyrë që të evitohet çdo e papritur. /Telegrafi/