Site icon Telegrafi

Qëndrimi për Kosovën, Rama: Shqipëria me rol aktiv për ruajtjen e paqes, bëhet për interesat e kombit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli sot gjatë seancës së posaçme për Kosovën në parlament në lidhje me rolin e Shqipërisë dhe qëndrimet e saj mbi sulmin në Banjskë.

Rama në fjalën e tij u ndal dhe te rritja e dilpomacisë së jashtme shqiptare, ku sipas tij vendi ynë çmohet sot si një vend serioz në të gjitha tryezat ndërkombëtare.

Shefi i qeverisë shtoi se Shqipëria ka sot, ndryshe nga e kaluara, një rol shumë aktiv në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ai tha se këtë gjë nuk e bën për t’u dukur bukur përballë ndërkombëtarëve, apo për t’i shërbyer Serbisë, por e bën për interesat e kombit shqiptar.

“Shqipëria sot çmohet si një vend serioz që i besohen vende me rëndësi në tryezat kryesore ndërkombëtare. Më e fundit zgjedhja e Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, mes vetëm 15 vendeve të botës, apo na kërkohet mikptitje të rëndësishme Samitesh këtu në Shqipëri, gjëra të imagjinueshme më parë.

Lexo po ashtu Rama: Draftrezoluta për Kosovën e propozuar nga PD, propagandë për politikë të brendshme

Kjo nuk ndodh as sepse unë vesh atlete nëpër samite, as sepse ata nuk kanë se ku të mblidhen. Kjo ndodh vetëm se ne e kemi ngritur Shqipërinë në një nivel të ri, politikën tonë të jashtme në një stad të ri, pozicionin e Shqipërisë në rajon në një majë të re.

Ne i kemi dhënë një rrezatim të ri pozicionit të Shqipërisë si faktor paqeje në rajon. Sa herë e kemi dëgjuar nga qeveritë pararardhëse ta thonë me krenari që Shqipëria është faktor paqeje në rajon.

Ndryshimi ëhstë se deri dje Shqipëria ishte faktor pasiv paqejeje, ndërsa sot është faktori më aktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal. Dhe kjo është vënë re dhe shihet me respekt nga bashkësia ndërkombëtare. Ne nuk e bëjmë këtë të shihemi bukur nga ndërkombëtarët, as për t’i shërbyer Serbisë, por e bëjmë për veten tonë në radhë të parë, për Shqipërinë dhe gjithë kombin shqiptar”, tha Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version