Telegrafi

Qëndrimi në fushë 30 sekondësh i Moise Kean: Shqelmon kundërshtarin dhe largohet me të kuq – e pret një dënim i rëndë

Roma ka arritur të mposht Juventusin në derbin e javës në elitën e futbollit italian Serie A.

Giallorosët kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 falë një goli spektakolar nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini.

Por një rast unik ka ndodhur në fundin e kësaj ndeshje, ku u pa edhe kartoni i kuq.

Sulmuesi italian Moise Kean u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të, pasi goditi qendërmbrojtësin e Romës, Gianluca Mancini.

Por e veçanta e këtij kartoni ishte se Kean qëndroi në fushë vetëm 30 sekonda dhe në aksionin e parë u përjashtua.

Reprezentuesi italian u inkuadrua në lojë në minutë 90:05 dhe u përjashtua në 90:36.

Kjo ka bërë 23-vjeçari të bëhet viral në rrjetet sociale pasi nuk qëndroi në fushë më shumë se 30 sekonda.

Përveç kartonit të kuq, Kean mund të dënohet edhe më shumë pasi goditja që i dha Mancinit ishte e qëllimshme dhe aspak sportive. /Telegrafi/