Telegrafi

Qendrat e mjekësisë familjare në Suharekë do të punojnë me dy ndërrime

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini tregoi për punët që janë bërë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Muharremaj tha se Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) kanë filluar të punojnë me dy ndërrime si dhe rëntgeni do të jetë në funksion të qytetarëve të kësaj komune gjatë tërë kohës.

“Punët po shkojnë edhe më mirë se e kemi paraparë. Kemi filluar të punojmë me dy ndërrime në Qendrat e Mjekësisë Familjare. Rëntgeni punon në shërim të qytetarëve me dy ndërrime. Laboratori po ashtu, kështu që shumë shpejt do të fillojmë të pajisemi me laboratorët për të cilën dhe kam premtuar gjatë fushatës. Brenda muajit do të kryhen të gjitha punët”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Ai po ashtu tha se janë duke punuar edhe në programin e bujqësisë si dhe në rregullimin e ambientit nëpër shkolla. /Telegrafi/