Serbët e Kosovës nuk durojnë asgjë në gjuhën shqipe. Sot në Çagllavicë është organizuar një debat ku është folur për “pritjet e serbëve të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi”.
Ndonëse ky debat është organizuar nga KDI mbishkrimet shqip të stampuara në shishet e ujit janë hequr.
Tiketat ku shkruan “Ujë Rugove” janë hequr dhe ka mbetur vetëm shishja.
Nuk është hera e parë që në Qendrën mediale në Çagllavicë hiqen mbishkrimet shqip./Telegrafi/