Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë është pajisur me një respirator mobil, i cili shërben për ventilim artificial të pacientëve.
E mira e këtij aparati, që ka ardhur si donacion, është se ai mund të shfrytëzohet për ofrimin e frymëmarrjes artificiale të pacientit edhe gjatë transportit deri në nivelin terciar.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka falënderuar pronarin e Kompanisë ‘Beni Dona’ Ragip Mustafen, për këtë dhuratë me kaq vlerë në këto momente kur po bëjmë gjithçka ta luftojmë koronavirusi.
Në Podujeve janë tri raste me koronavirus.