Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka njoftuar qytetarët të cilët duan të aplikojnë për leje qëndrimi në Norvegji, se VFS Global Qendra e Aplikimit për Viza në Prishtinë tani do të pranojë aplikacionet për leje qëndrimi në Norvegji.
Kjo ambasadë ka njoftuar lidhur me procedurën e aplikimit dhe dokumentet të cilat duhet dorëzuar.
“Nga data 2 Maj 2019, të gjithë aplikuesit nga Kosova dhe Shqipëria që dëshirojnë të aplikojnë për leje qëndrimi në Norvegji duhet të dorëzojnë dokumentet e tyre në VFS Global Qendra e Aplikimit për Viza në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.
Sipas njoftimit të ambasadës procedura e aplikimit për leje qëndrimi në Norvegji (bashkim familjar, studim ose punë) është si në vijim:
Apliko online:
- Aplikuesit duhet të regjistrojnë aplikacionin dhe bëjnë pagesën online në portalin e aplikimit: https://selfservice.udi.no/
Caktimi i terminit:
- Aplikuesit duhet të caktojnë një termin me VFS Global Qendra e Aplikimit për Viza: https://www.vfsglobal.com/Norway/Kosovo/ në mënyrë që të dorëzojnë aplikacionin për leje qëndrimi në Norvegji.
Dorëzimi I aplikacionit dhe dokumenteve të kërkuara:
- Aplikuesit duhet të dorëzojnë aplikacionin e tyre dhe dokumentet e kërkuara tek VFS Global Qendra e Aplikimit për Viza në Prishtinë.
- Rruga “Rrustem Statovci” no. 36, 10 000 Prishtina, (në rrugën kryesore përballë Parkut të Qytetit)
- Numrat Kontaktues: +383 38 412 712; 383 38 412 812
Terminet ekzistuese per Prill do të mbesin ashtu siç janë caktuar, por nga data 2 Maj 2019 e tutje nuk do të ketë mundësi të caktohen termine të reja përmes Portalit Online Norvegjez./Telegrafi/