Në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, banorja Xheneta ka realizuar një akt simbolik dhe domethënës me rastin e Ditës së Flamurit.
Ajo ka qëndisur flamurin kombëtar me ndihmën e bashkëbanorit Vullnet, duke sjellë në vëmendje traditën dhe frymën e pavarësisë shqiptare.
I frymëzuar nga historia e Marigo Pozios, gruaja që qëndisi flamurin e pavarësisë shqiptare, ky moment shërbeu si një homazh ndaj sakrificës dhe kontributit historik për lirinë kombëtare.
Flamuri u realizua me dorë, duke pasqyruar përkushtimin dhe kreativitetin e banorëve të shtëpisë.
Ky aktivitet ishte pjesë e një programi special që banorët e BBVK organizuan brenda shtëpisë për të shënuar festën e 28 Nëntorit. Atmosfera festive u përcoll me emocione, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe krenarisë kombëtare.
Flamuri i qëndisur mbetet një kujtim i veçantë për këtë ngjarje dhe dëshmon për rolin që traditat dhe simbolika kombëtare luajnë në ruajtjen e identitetit tonë, edhe në një format si Big Brother VIP. /Telegrafi/