Telegrafi

Qendër stërvitore apo stadium ku do të luhet miqësore e FIFA-s? Shqipëri – Ukrainë luhet pa tifozë pasi policia nuk merr përsipër sigurimin

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen e dytë miqësore brenda pak ditëve.

Pasi pësoi humbje 3-0 nga Kosova, kuqezinjtë do të përballen me Ukrainën në Francë.

FSHF dhe Federata e Ukrainës kanë rënë dakord për tu zhvilluar ndeshja në Evian, ku stadiumi nuk është se i plotëson të gjitha kushtet për një miqësore të FIFA-s.

Tribuna e vetme e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri – Ukrainë

Stadiumi në fjalë ka vetëm një tribunë qendrore, tribunë e cila nuk zë më shumë se 3500 ulëse.

Edhe pse një ndeshje miqësore dhe interesimi nga tifozët ka qenë i vogël kjo ndeshje pritet të zhvillohet pa tifozë.

Policia franceze nuk ka marrë përsipër sigurinë e miqësores me tifozë.

Kësisoj ndeshja pritet të luhet pa praninë e tifozëve me vetëm disa që kanë bileta VIP dhe që zakonisht janë familjarë të futbollistëve apo zyrtarë federatash.

Shqipëria dhe Ukraina do të përballen me njëra tjetrën me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/