Telegrafi

Qëllon me armë në një aheng familjar, arrestohet 53-vjeçari nga fshati Volkovë të Shkupit

Të shtunën, në fshatin Volkovë të Shkupit, zyrtarë policorë të stacionit policor Gjorçe Petrov kanë privuar 53-vjeçarin V.Z. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 18:20 ka qëlluar në një aheng familjar në fshat.

Atij i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë “Zastava M59/66” e kalibrit 7.62 x39 mm, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja nga plumbat e shkrepur. Në një bisedë zyrtare në stacionin policor, ai ka pranuar krimin.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. /Telegrafi/