Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një person me armë zjarri në dorë, shtie në mes të ditës në rrugët e Bronxit, ku si pasojë e pëson me jetë një adoleshent që ishte kalimtar rasti me një skuter elektrik.
Melvin Urena, 19-vjeç, u qëllua derisa po shëtiste rrugëve të Bronxit. Në video shihen dy burra duke dalë nga një veturë e markës Honda Pilot, dhe njëri prej tyre shtie disa herë me armë, transmeton Telegrafi.
Urena u qëlluar me një plumb në kokë dhe një tjetër në këmbën e djathtë – e pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spitalin Lincoln, atje është shpallur i vdekur.
Personi që shtiu me armë në mes të ditës në një rrugë shumë të frekuentuar, shihet në video duke u futur në veturën nga e cila kishte dalë – dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia e New Yorkut, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në kapjen e vrasësit i cili mbetet akoma në arrati.
Ata lusin qytetarët që nëse kanë çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e tij, që të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë. /Telegrafi/