Policia e Poliçanit ka vënë në pranga shtetasin H. D., 62 vjeç, banues në fshatin Paraspuar, pasi është marrë njoftimin për të shtëna me armë zjarri.
Sipas njoftimi të policisë, 62-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, në fshatin Paraspuar, Poliçan.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit H. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu pa leje, një sasi fishekësh dhe 2 ndezës granate.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
Poliçan
Qëlloi me armë zjarri në ajër, vihet në pranga 62-vjeçari.
Sekuestrohen një armë gjahu dhe municion…
Posted by Policia e Shtetit on Monday, 4 July 2022