Shtetasi me iniciale A. H., është arrestuar pasi gjatë konfliktit për prona me shtetasin Q. Sh., ka tentuar ta vrasë këtë të fundit me armë zjarri.
Autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëfshatarit të tij ditën e djeshme, ndërsa policia ka ndërhyrë duke parandaluar agravimin e situatës.
Mbi të arrestuarin banues në Leshnjë të Skraparit rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. /tch/