Autoritetet në Suedi nisën një hetim për vrasje pasi një vajzë 12 vjeçare u qëllua për vdekje në qytetin e Stokholm.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti vdekjeprurës ndodhi të dielën në një pikë karburanti në lagjen Botkyrka.
Në atë kohë 12 vjeçarja e nxori qenin e saj për shëtitje, dhe e njëjta besohet se nuk kishte qenë cak i sulmit, mirëpo autoritetet thonë se ajo u qëllua pas një incidenti të lidhur me bandat.
Ndërkohë, mediet lokale thonë se të shtënat mund të kenë pasur në shënjestër dy anëtarët e një bande, megjithëse policia nuk e ka zbuluar ende identitetin e tyre.
Si shenjë solidariteti qytetarët kanë bërë homazhe me qirinj tek vendi i ngjarjes, derisa incidenti ka ngritur debat në Stokholm.
“Kjo nuk duhet të ndodh më, ajo ishte 12 vjeçe”, tha Christina Lundstrom, një grua e cila ishte pjesë e homazheve. /Telegrafi/