Kalimtarja e paemëruar nga Glasgow i Anglisë, është bërë e dhunshme dhe ka qëlluar në fytyrë një të pranishëm.
Për fat të mirë, ai ka qëndruar i qetë dhe nuk u është kundërvënë, megjithëse ajo u kthye sërish dhe e grushtoi, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit që ndodheshin aty, kanë provuar ta largojnë gruan që bërtiste, e cila mendohet se ishte nën efektin e narkotikëve.
Pamjet e postuara në internet, kanë bërë xhiro në rrjetin social për veprimet e saj të pazakonta dhe mos reagimin e të dëmtuarit. /Telegrafi/
https://youtu.be/9G0oNPW0iPs