Telegrafi

Qëllohet disa herë në mes të ditës në rrugët e New York-ut nga vrasësi me pagesë, shpëton mrekullisht (Video, +18)

Policia amerikane ka publikuar pamjet rrëqethëse kur një vrasës me pagesë mundohet ta “nxjerr nga loja” bashkëpunëtorin e një familje mafioze në New York.

Salvatore “Sally Daz” Zottola, i cili kishte lidhje të ngushta me familjen famëkeqe Bonanno, shihet duke u qëlluar me revole në rrugët e Bronxit, derisa ai mundohej t’i shmangej plumbave, transmeton Telegrafi.

Disa sekonda para se vrasësi me pagesë të ndalte veturën, Zottola shihet duke dalur me vrap nga vetura e tij duke u munduar t’i shpëtojë më të keqes.

Por, sulmuesi e ndjek dhe në një moment i afrohet dhe qëllon disa herë më revole, dhe kthehet në veturë e largohet nga vendi pa lënë ndonjë gjurmë.

Si pasojë e të shtënave, Zottola ka pësuar lëndime trupore në gjoks, dorën e majtë si dhe në kokë, thuhet në raportin e policisë së New Yorkut. Megjithatë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar prej kur është trajtuar në spitalin Jacobi.

41-vjeçari jeton në një nga tri shtëpisë që raportohet të jenë në pronësi të familjes Zottola.

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesit, i cili është përshkruar si një burrë me ngjyrë që kishte kapelë në kokë. /Telegrafi/