Policia e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, një person derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit”, njofton policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive.
Telegrafi ka siguruar fotografitë nga vendi i ngjarjes, ku shihen pjesëtarët e policisë duke kryer hetimet. /Telegrafi/