Site icon Telegrafi

Qëllohet me armë një makinë, tre të plagosur në Vlorë (Video)

Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes të së martës në qytetin e Vlorës, pasi është shtënë me armë në drejtim të një makine.

Mësohet se plagosje ka ndodhur në Lagjen “28 nëntori”.

Nga të dhënat e para, mësohet se autorët kanë qenë në një automjet kur kanë qëlluar me armë në drejtim të një “Fiat Punto”, duke lënë të plagosur tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë shtetasit Taulant Beqiri, Elis Llanaj dhe Gazmend Canaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Exit mobile version