Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka treguar se ndihet i lumtur që Kombëtarja e Portugalisë arriti të kualifikohet për Kupën e Botës “Katar 2022”, pasi fituan finalen e “Play-Off”-it ndaj Maqedonisë, ndërsa më parë kishin mposhtur Turqinë.
Ronaldo ishte gati për të ndihmuar Portugalinë të vazhdonte rekordin e saj për arritjen e çdo turneu ndërkombëtar që kur karriera e tij me ekipin kombëtar filloi në vitin 2003.
Bruno Fernandes shënoi dy gola në fitoren 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut , duke i dhënë Ronaldos një shans për të garuar në Kupën e tij të pestë të Botës në nivel të lartë.
Tani, numri 7 po shikon përpara për turneun që do të mbahet në muajt nëntor dhe dhjetor, dhe kjo e ka bërë të lumtur portugezin i cili ka falënderuar tifozët me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Qëllimi u arrit, jemi në Botërorin e Katarit. Ne jemi në vendin që na takon, falënderoj të gjithë portugezët për mbështetjen e tyre të palodhshme. Përpara Portugalia”, ka shkruar Ronaldo në faqen e tij në Instagram.
Ronaldo nuk ishte figura e vetme e lartë e pranishme në skuadrën portugeze të martën në mbrëmje, me ish-mbrojtësin e Real Madridit, Pepe, që ishte gjithashtu vendimtar në suksesin e ekipit.
Vetë Ronaldo shtoi një foto të dyshes në Instagramin e tij menjëherë pas ndeshjes, duke u shfaqur dhe duke lavdëruar jetëgjatësinë e tyre përkatëse.
“Vitet kalojnë, por qëllimet mbeten gjithmonë të njëjta”, ka shkruar ai. /Telegrafi/