Telegrafi

Qëllimi, pozita e dytë: Shqipëria kërkon vetëm tre pikë ndaj San Marinos

Shqipëria është nikoqire e San Marinos në takimin që luhet në Grupin I në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania” me kuqezinjtë që shihen si favoritë në letër.

Shqipëria aktualisht ka tre fitore dhe dy humbje në grup, duke arkëtuar nëntë pikë dhe në rast se fiton sot (e mërkure), atëherë do të mund të pozicionohet në vendin e dytë.

Në anën tjetër, San Marino është ende pa pikë, duke pësuar humbje në pesë takime, me 19 gola të pranuara dhe vetëm një të shënuar.

Edy Reja do të kërkojë nga lojtarët të japin maksimumin për këtë sfidë, duke ditur se kanë ende gjallë shpresat për kualifikim në Katar 2022.

Përparësi për Shqipërinë është se Polonia do të ketë punë me Anglinë, dhe në rast të fitores së këtyre të fundit dhe tanët e përfundojë punën me San Marinon, atëherë do të plasoheshin në pozitën e dytë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore