Gjatë diskutimeve rreth zbatimit të strategjisë në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që shpie në terrorizëm, drejtori i Qendrës Kosovare të Studimeve të Sigurisë, Florian Qehaja tha se qarqet proruse synojnë ta njollosin Kosovën në këtë fushë.
Qehaja foli për një lajm të agjencisë ruse të lajmeve “Sputnik”, e cila duke cituar të dhëna nga QKSS-ja shkroi se një grua nga Kosova është ndër më radikalet nga gratë e bashkuara me ISIS-in.
“Fushatë agresive e qarqeve pro ruse që duan ta njollosin Kosovën me këso lajme. Agjencia e lajmeve “Sputnik” keqpërdor raportet tona dhe vendos gjëra të pavërteta”, tha Qehaja, përcjell kallxo.com.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë diskutoi sot në lidhje me bashkëpunimin e autoriteteve shtetërore dhe joshtetërore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Prishtinës.