Telegrafi

QË T’JU DUKEN PERFEKT VITHET NË INSTAGRAM: Rregulla të arta për BELFIE cilësore

Meshkujt i ka ngazëllyer ky trend. Nëse janë kënaqur me fotografitë e vitheve të ndryshme, nga tani do të jenë edhe më të kënaqur, sepse i presin përsosmëri të vogla të vërteta. Dhe, mbase nuk janë edhe aq të vogla.

Pasi që trendi selfie ka shpartalluar internetin, ka filluar rendi i ri i quajtur belfie. Kjo në të vërtetë është njësoj sikur selfi, por që vithet janë në plan të parë, transmeton Telegrafi.

Ky emër është për shprehitë e damave të famshme që vetë t’i fotografojnë vithet e tyre.

Belfi po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në rrjetet shoqërore, ndërkaq shumica e personaliteteve të njohura i janë përkushtuar këtij trendi.

Kim Kardashian është e para që me belfi ka treguar se vetëm disa muaj pas lindjes ka kthyer linjën e mëparshme.

Do t’ju zbulojmë disa sekrete për selfi të përsosur.

Zgjidhni rroba të brendshme seksi, ndërkaq filtrat në Instagram do ta bëjnë pjesën tjetër të punës.

E gjitha ka të bëjë me ndriçimin. Merrni pozë të përshtatshme dhe fikni blicin në rast se fotografoheni para pasqyrës. Nëse nuk e fikni, në pasqyrë në një pjesë do të shfaqen pika vezulluese. Dhe kur tashmë përmendëm pasqyrën, shikoni që në prapavijë të mos shihet në dysheme ndonjë çorapë e ndotur, sepse përfundimisht do ta “vrasë” seksipilitetin.

Merrni pozë të mirë. Vithet le t’ju jenë në plan të parë. Këshillohet që mbathni këpucë me taka të larta, në mënyrë që këmbët të duken më të gjata, ndërkaq vithet më të tendosura.

Para belfit, përdorni losion për vithet tuaja në mënyrë që të mos duken të thata, por të hidratuara dhe seksi. /Telegrafi/