Site icon Telegrafi

Për të pestën ditë vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt

Që nga dita e premte në Gjakovë po vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt.

Forca e Sigurisë së Kosovës, në njoftimin e bërë për media ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për 59 vjeçaren e zhdukur, transmeton Telegrafi.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës dhe autoritet lokale të komunës së Gjakovës, dhe me kërkesën për angazhim të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë duke realizuar operacionin e Kërkim Shpëtimit të personit të zhdukur me inicialet A.M i moshës 59 vjeçare, zhdukur që nga data 16.06.2023”, thuhet në njoftim.

FSK sqaron se, operacioni i kërkim shpëtimit ka filluar para katër ditësh nga ura e Fshajt ku është parë personi në fjalë para incidentit dhe është duke vazhduar deri në gjetjen dhe dorëzimin tek autoritetet kompetente.

Lexo po ashtu Një grua dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt në Gjakovë

Ndryshe, në njoftimin që kishte bërë Policia ditën e premte thuhej se, një femër e moshës madhore ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë dhe se të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version