Telegrafi

“Që nga shkelja e rregullave anti-COVID”, Rita Ora do të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë pas nëntë muajsh në xhirime të “The Masked Singer”

Rita Ora është gati të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në nëntë muaj për të nisur sërish xhirimet e shfaqjes duke qenë pjesë e jurisë në “The Masked Singer”.

Ylli i muzikës pop, 30 vjeçe, u largua nga Britania në janar pas përzgjedhjes si pjesë e “The Voice Australia”, dhe që atëherë është zhvendosur në Los Angeles me të dashurin e ri, Taika Waititi.

Por ajo do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për dy javë xhirime në tetor, paraqitja e saj e parë në këtë vend që kur mori kritika për organizimin e festës së ditëlindjes në izolimin e tretë të Britanisë.

Rita Ora (Foto: Shutterstock)

Një burim i tha The Sun: “Asaj i pëlqen të marrë pjesë në këtë shfaqje dhe megjithëse ka krijuar një jetë të re në Los Angeles, ishte e vendosur të merrte pjesë”.

Biondja ka qenë jashtë Mbretërisë së Bashkuar për tërë vitin 2021, por nuk do të kthehet për shumë kohë sepse për momentin udhëtimi është planifikuar vetëm për dy javë.

“Do të ketë rregulla të rrepta të COVID-19 në xhirime, por shpreson të shohë disa familjarë dhe miq ndërsa është këtu. Është vërtet e rëndësishme për të”.

Rita Ora (Foto: Seven)

Rita theu rregullat e pandemisë në nëntor të vitit që lamë pas në një organizim për ditëlindjen e 30-të në restorantin Casa Cruz.

Menjëherë pas incidentit, Rita u nis për në Bullgari ku filmoi një këngë të re, dhe pas kësaj kaloi shtatë muaj në Sidnei në xhirime të “The Voice”.

Regjisori Taika, 45 vjeç, ishte gjithashtu në Sidnei në atë kohë duke xhiruar “Thor: Love And Thunder”, dhe yjet mendohet se janë takuar përmes një miku të përbashkët.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Çifti më pas u nisën për në Los Angeles së bashku në qershor dhe bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në premierën e “The Suicide Squad”.

Ata tani po qëndrojnë çdo moment afër njëri-tjetrit, madje është thënë se po planifikojnë edhe për martesë. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Instagram)