Site icon Telegrafi

Që nga lindja kishte probleme me dëgjim, mjekët i vendosën një aparat – momenti kur britaniku dëgjon për herë të parë zërin e prindërve

Ky është momenti plot emocione kur një foshnje që ka problem në të dëgjuar, arrin që për herë të parë të dëgjojë zërin e nënës pasi i është vendosur një aparat që i ndihmon të dëgjojë.

Albie Collins që është tremuajsh, vuante nga problem me dëgjim që kur ka lindur dhe atë në të dy veshët, transmeton Telegrafi.

Prindërit e tij Amy dhe Matheë të dy 29-vjeç, mbetën të habitur dhe plot emocione kur panë reagimin e parë të birit kur dëgjoi për herë të para ata duke i folur.

Pamjet emocionuese të publikuara më poshtë shfaqin Albien, që i ka ndryshuar plotësisht tani jeta, që i është vendosur një aparat në veshë që i mundëson të dëgjojë pa ndonjë problem.

Çifti nga Liversege i Britanisë së Madhe thonë se tani ndihen të lumtur si kurrë më parë, pasi djali i tyre nuk arrinte t’i dëgjonte ata. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=U9NaT8N2W88&ab_channel=OMPROD

 

Exit mobile version