Site icon Telegrafi

Që nga e enjtja asnjë informatë për zhdukjen e 22 vjeçares nga Skenderaj, Arbnora Dobra

Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, rezulton e zhdukur që nga mëngjesi i ditës së enjte.

Arbnora ishte nisur për një intervistë pune që e kishte në ora 11:00.

Nga familja Dobra mësohet se ajo u kishte thënë se do i kontaktonte për të shkuar ta marrin, por ajo telefonatë nuk ndodhi kurrë sepse telefoni i Arbnorës është i ç’kyçur.

Rasti i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të Policisë në Prishtinë, nga vëllai i saj.

Telegrafi të premten ka kontaktuar zyrtarët policor në Prishtinë për të mësuar rreth zhdukjes së Arbnorës.

Lexo po ashtu Zhduket 22 vjeçarja nga Skenderaj, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Telegrafit se rasti është paraqitur me datën 28 shtator në orën 14:00. Dhe pas kësaj njësitë policore kanë iniciuar rastin dhe kanë filluar procedurat për hetime të mëtejme.

Ndërkaq, deri me tani ende nuk ka ndonjë informatë për gjetjen e saj.

Lexo po ashtu Deputetja Blerta Deliu, kërkon ndihmë për gjetjen e Arbnore Dobrës

Familja Dobra, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Arbnorën.

“Po e ndajë me ju shqetësimin e familjes Dobra nga Skenderaj, të cilët që nga mëngjesi i së enjtes nuk kanë asnjë informatë e as kontakt me vajzën e tyre 22 vjeçare Arbonra Dobra. Ndonëse, për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, familja ka nevojë për ndihmën e secilit në mënyrë që të sigurojnë ndonjë informatë”, ka shkruar një i afërm i saj në Facebook. /Telegrafi

Exit mobile version