Site icon Telegrafi

Qazim Laçi deklarohet pas fitores ndaj Andorrës: Mund të kishim shënuar më shumë gola

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Andorrës në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Pas kësaj ndeshje në një prononcim për mediat shkurtimisht foli mesfushori Qazim Laçi.

Sipas Laçit, kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për Shqipërinë, por ai tha se Kuqezinjtë kanë pasur mundësinë të realizojnë më shumë gola.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, e dinim që në fillim që duhet të shënonim dhe të kishim kontrollin nga fillimi deri në fund, goli i parë hapi lojën”.

Notat e lojtarëve, Shqipëri 3-0 Andorrë: Rey Manaj rrëmbeu skenën në ‘Air Albania’
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Shqipëri 3-0 Andorrë: Rey Manaj rrëmbeu skenën në ‘Air Albania’

“Me 3 gola jemi në rregull, por mund të kishim shënuar më shumë, edhe pse rëndësi ka fitorja”.

“Ishte pak e vështirë të luanim në mesfushë, unë u mundova të rrija mes linjave për të bërë atë që bëj më mirë”.

“U mundova të krijoj hapësira dhe të jem pikë pasimi, ishte moment që e kërkoja topin dhe hapej loja, por do ta shohim edhe me ekipin në analizën e lojës”, ka deklaruar Laçi.

Pas kësaj fitore Shqipëria ka kaluar në pozitën e dytë me tri pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Letonia në vendin e tretë./Telegrafi/

Exit mobile version