Një 56-vjeçar, shtetasi Agim Curraj, ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov së bashku me një krehër e municion luftarak dhe thika.
Ndërkohë vijon puna e Grupit Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjeçari lëvizte i armatosur, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”
Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, falë informacionit të siguruar nga inteligjenca policore dhe ndërhyrjes në kohë arrestohet 56-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov së bashku me një krehër dhe municion luftarak dhe mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit te Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezlutat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh.
Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjecari lëvizte i armatosur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme. /Telegrafi/