Site icon Telegrafi

Qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 36-vjeçari në Fushë Krujë

Një 36-vjeçar në Fushë-Krujë ka rënë në prangat e policisë pasi është konstatuar duke qarkulluar me armë zjarri me vete.

Në pranga ka rëndë H. S., 36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Pasi policia ka ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte 36-vjeçari, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj tij dhe i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale. /EuroNews/

Exit mobile version