Telegrafi

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e një 60-vjeçari në Vlorë pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, i armatosur me pistoletë.

Sipas njoftimit, policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, krehrin i saj me gjashtë fishekë në të dhe automjeti me të cilin qarkullonte 60-vjeçari.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Agimi”, tha policia.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. P., 60 vjeç, banues në fshatin Palaq, Vorë, si dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtoi policia. /Telegrafi/