Site icon Telegrafi

Qarkullonin me armë zjarri dhe kokainë, arrestohen dy persona në Durrës

Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë dhe lëndë narkotike. Bëhet fjalë për shtetasit Marsid Gjyzeli dhe Ylli Agasi.

Bazuar edhe në informacionet e siguruara se dy shtetas lëviznin të armatosur, Policia organizoi punën për kapjen e tyre. Gjatë operacionit u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike kokainë, 2 thika, 3 celularë dhe automjeti.

“Në kuadër të operacionit “Friends”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin. Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit M. Gj., 34 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe Y. A., 49 vjeç, të dy banues në Durrës”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version