Telegrafi

Qarkullon ilegalisht në Youtube kënga e re e Genta Ismajlit

Genta Ismajli Foto: Instagram/genta.ismajli

Ndonëse tashmë është bërë e zakonshme që projektet e të famshmëve të publikohen ilegalisht.

Një gjë e tillë deri më tani iu ka ndodhur disa prej yjeve, këngët e të cilëve u lansuan pa miratimin e tyre.

E njëjta ndodhi edhe me artisten e njohur, Genta Ismajli, projekti i së cilës tashmë po rrjedh ilegalisht në YouTube.

“Zemrën tem” mban titullin prodhimtaria muzikore, për të cilën nuk ka paralajmëruar artistja shqiptare.

Ndërkohë, theksojmë se “Level Up” është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Fero. /Telegrafi/