Telegrafi

Qarkorja në Shkup do të ndërtohet nga një firmë pa shpallje të tenderit

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka zgjedhur firmë për rikonstruimin e qarkores së shkupit dhe janë dakorduar pa nënshkruar tender, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pa tender është zgjedhur firma “Transment DOO Skopje”, ndërsa vlera e marrëveshjes është 220.338,983 denarë ose rreth 3,6 milionë euro. Zyra për shpallje publike e publikoi marrëveshjen, të cilën firma e dorëzoi mbrëmë, ndërsa është përfunduar më 3 tetor.

Lexo po ashtu Lexo të gjitha lajmet për vërshimet në Maqedoni

Përndryshe firma “Transment DOO Skopje”, është në pronësi të Sead Koçanit, i cili edhe më herët ka marrë para nga tenderët e shtetit./Telegrafi/