Site icon Telegrafi

Qanije Selimi me mesazh për gratë që dëshirojnë të jenë pjesë e biznesit

Menaxherja e qendrës për fëmijët parashkollorë “Rea”, Qanije Selimi, ka qenë e ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për themelimin e qendrës, si dhe mundësitë e grave për të bërë biznes.

Ajo tha që gratë dhe nënat duhet të kenë kujdes me edukimin e fëmijëve të tyre. Ajo i ftoi ato që të hapin biznese të tyre.

“Edukimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm dhe të gjitha nënat këtë duhet ta kenë parasysh. Kërkoj nga gjitha gratë që të realizojnë idetë e tyre dhe të nisin biznese”, tha Qanije Selimi.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me menaxheren e qendrës “Rea”:

Exit mobile version