Telegrafi

Qanije Selimi: Hapja e qendrës “Rea” është pritur mjaft mirë nga qytetarët

Menaxherja e qendrës për fëmijët parashkollorë “Rea”, Qanije Selimi, ka qenë e ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për themelimin e qendrës, si dhe mundësitë e grave për të bërë biznes.

E pyetur për atë se si është pritur nga qytetarët qendra që ajo e menaxhon, Qanije Selimi tha se pas paralajmërimit se do të hapet qendra, për një kohë të shkurtë është mbushur numri i fëmijëve.

“Qytetarët e kanë pritur pozitivisht themelimin e qendrës, pasi ishim qendra e parë private për fëmijët parashkollor. Kjo rezultoi pozitivisht, pasi në momentin e parë që u dha lajmi se do të hapet kjo qendër, numri i fëmijëve është mbushur për një muaj”, tha menaxherja e qendrës “Rea”.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Qanije Selimin: