Telegrafi

Qaka drejt Spanjës, e kërkon Gimnastic

ELBASAN, ALBANIA - MARCH 26: Stefan Johansen of Norway, Kamer Qaka of Albania during International friendly match between Albania and Norway on March 26, 2018 at Elbasan Arena in Elbasan, Albania. (Photo by Trond Tandberg/Getty Images)

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, do të shitet nga klubi CSM Iasi.    

Kjo pasi klubi ka probleme financiare, Qaka mund të shitet, dhe interes ka shfaqur Steaua e Bukureshtit.

Por, nga ana tjetër, drejtuesit kanë pranuar se në radhët e tyre ka ardhur edhe një ofertë nga Gimnastic, klub i Segunda Division në Spanjë.

Lexo po ashtu E zbulon presidenti i klubit rumun: Skuadrat spanjolle kanë qenë në stadium për Qakën

Për Qakën, flitet se janë ofruar 500.000 euro.

Kamer Qaka në aksion

Siç raportojnë mediat rumune, është pikërisht Cristian Panucci, trajneri i Shqipërisë, që e ka këshilluar që të qëndrojë deri në fund të sezonit tek CSM Iasi.

Lexo po ashtu Ka oferta për Kamer Qakën, skuadra rumune i cakton çmimin e largimit

Ai më pas i ka këshilluar ta zgjedh Spanjën si destinacionin e ardhshëm.

Qaka ka filluar të tubohet nga Shqipëria prej se trajner është Cristian Panucci. /Panorama Sport/