Një akuarium prej xhami që po mbante 13 peshkaqenë është çarë, me ç’rast uji filloi të rrjedh rrugëve.
Pamjet e filmuara me kamerë amatore ngjajnë shumë me skenat e filmave horror, ku derisa uji po derdhej nëpër rrugë, peshkaqenët brenda akuariumit shikonin dhe dukeshin që mezi po presin të dalin për ta sulmuar dikë, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj situate të krijuar ekipet emergjente janë shfaqur në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin Mazatlan në pjesën perëndimore të Meksikës.
Një pjesë e akuariumit prej 80 centimetra i ndërtuar nga qelqi akrilik ishte çarë, duke shkaktuar rrjedhje të ujit por edhe panik në mesin e qytetarëve, por për fat të mirë pjesa nuk ishte aq e madhe sa që peshkaqenët të dalin nga ajo. /Telegrafi/