Telegrafi

PZAP refuzon ankesën e LVV-së dhe Germin për numërimin e 1806 pako me fletëvotime të ardhura përmes postës

VV dhe organizata Germin, ditë më parë ka përcjellë edhe një ankesë tek organi i pavarur për Ankesa dhe Parashtresa – PZAZ në lidhje me 1806 pakot e patrajtuara të fletëvotimeve nga diaspora.

Sipas ankesës thuhet se gjatë vëzhgimit të verifikimit dhe numërimit të pakove me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës pas datës 5 tetor, vëzhguesit e saj kanë vërejtur se KQZ nuk po e zbaton plotësisht vendimin e Gjykatës Supreme, lidhur me pranueshmërinë e votave në fjalë.

E për këtë ka vendosur Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“PZAP, në seancën e mbajtur më datë 03.11.2019, ka shqyrtuar apelin: Anr.381/2019, i datës 02.11.2019, i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën ka kërkuar nga PZAP-i qe të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për verifikim dhe numërim të 1806 (njëmijë e tetëqind e gjashtë), pako me fletëvotime, të dorëzuar në post nga qytetarët (votuesit) jashtë vendit, brenda afatit ligjor te publikuar nga KQZ, dhe apelin Anr. 382/2019 i datës 02.11.2019, i paraqitur nga Organizata “GREMIN”, me të cilën ka kërkuar që në bazë të aktgjykimeve të A.A.UZH.nr.20/2019 dhe A.A.UZH.nr.19/2019, të Gjykatës Supreme, të ndërmarr veprime konkrete dhe të urdhërojë Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), për të numëruar 1806 (njëmijë e tetëqind e gjashtë), pako të mbetura me fletëvotime të ardhura përmes postës”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu PZAP pranon një ankesë për të numëruar 1.806 pakot e patrajtuara nga diaspora

PZAP ka marre vendim që të Refuzohet i pabazuar apeli Anr.381/2019, i datës 02.11.2019 i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa është hedhur i palejuar apeli Anr. 382/2019 e datës 02.11.2019 e paraqitur nga Organizata “Germin” .

Ndërkaq, Vetëvendosje dhe organizata ‘Germin’ kanë reaguar pas vendimit të KQZ-së për të mos i pranuar 1 mijë e 212 vota të diasporës nga 5.000 sa ishin të gjitha./Telegrafi/