Kuvendi i Maqedonisë duhet që sot ta mbaj seancën e 29-të ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve për të cilat duhet të përgjigjen përfaqësuesit qeveritar.
Tashmë është e konfirmuar se deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk do të jenë prezent në seancë, edhe pse u mbajt një takim ndërmjet tyre dhe LSDM-së.
Kjo parti nuk kthehet në Kuvend pas vazhdimit të paraburgimit për 29 persona, përfshi edhe deputetët të tyre.
Mospjesëmarrja e tyre do të thotë seancë të shkurtër pasi që Zaev ka deklaruar që nuk ka ndërmend të përgjigjet para deputetëve të koalicionit qeveritar./Telegrafi/