Site icon Telegrafi

Pyetja për Obamën që vë në vështirësi Putinin

Vladimir Putin ka marrë pjesë mëngjesin e sotëm në një emision ku ka pranuar edhe nga publiku në shtëpi pyetje përmes telefonatave.

Ndër pyetjet që i janë bërë, ka qenë edhe një që duket se e ka vënë paksa në mendime, pasi iu deshën disa sekonda të përgjigjej.

“Vitin e kaluar thatë se po të shihnit Obamën duke u mbytur do ta shpëtonit. Po nëse do shihnit Obamën dhe Poroshenkon, kë do të shpëtonit të parin?”, ishte një pyetje e një vajze 12-vjeçare.

“Pyetje e vështirë, por mund të them këtë: Nëse dikush dëshiron të mbytet, unë nuk mund ta shpëtoj”, tha Putin.

“Por megjithatë jemi gati t’i ofrojmë miqësinë dhe ndihmën tonë kujtdo që e dëshiron”, shtoi Putin, përcjell Tema.

Më pas Putin foli edhe për marrëdhënien me Turqinë dhe Erdoganin.

“Turqia dhe turqit janë një vend dhe popull mik i Rusisë. I vetmi problem i tyre është se qeverisen nga politikanë të papërshtatshëm”, tha Putin.

Exit mobile version